- November 20, 2026
- European Open Forums
- Arjan Gjini
Në kuadër të Modulit Jean Monnet ‘EU4EduGovRegAL’ pranë Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, financuar nga Komisioni Europian përmes programit Erasmus+, Forumi i Hapur Europian me temë “Sistemet zgjedhore në Evropë: arritjet dhe perspektivat në Shqipëri” dëshmoi një partneritet të fortë institucional mes arsimit të lartë, institucioneve qendrore demokratike dhe 7 bashkive të rajonit të Gjirokastrës. Nën moton “Ne jemi Europa e Bashkuar”, pjesëmarrja dhe bashkëbisedimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi, rikonfirmoi angazhimin e përbashkët për edukimin qytetar, integritetin zgjedhor dhe konsolidimin e institucioneve në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.
Shiko deklaratat zyrtare dhe bashkëpunimin institucional:
- Deklarata Zyrtare – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ Shqipëri & Komisioneri Ilirjan Celibashi, 18 Nëntor 2026): Lexo Deklaratën e Plotë në Facebook

Leave A Comment