BAZAT E QEVERISJES EUROPIANE – Cikël Leksionesh, Botimi II, 2026 – Autor: Dr. Arjan Gjini

20 Nov

BAZAT E QEVERISJES EUROPIANE
Cikël Leksionesh – Botimi II, 2026
Autor: Dr. Arjan Gjini

Botimi i dytë i ciklit të leksioneve “Bazat e Qeverisjes Europiane” (Gjirokastër, 2026), përgatitur nga Dr. Arjan Gjini në kuadër të projektit EU4EduGovRegAL (Erasmus+ Jean Monnet Module 2025, Universiteti i Gjirokastrës “Eqrem Çabej”), ofron një trajtesë të strukturuar në 15 tema mbi arkitekturën institucionale, politikat publike, të drejtën e BE-së dhe administrimin publik europian. Vepra analizon funksionimin e institucioneve kyçe të Bashkimit Europian, mekanizmat e transparencës dhe llogaridhënies, sistemet zgjedhore, si dhe sfidat e qeverisjes shumë-nivelëshe e të digjitalizimit në raport me procesin e integrimit europian të Shqipërisë. E mbështetur në burime zyrtare të BE-së, jurisprudencë të GJDBE-së dhe legjislacion vendas, kjo vepër shërben si tekst universitar dhe udhërrëfyes praktik për studentët, studiuesit dhe profesionistët e administratës publike.

Shënim mbi aksesin në botim: Përmbajtja e lëndës dhe parathënia e librit gjenden të bashkëngjitura më poshtë, ndërsa tekstin e plotë të botimit mund ta siguroni duke komunikuar me stafin e projektit në adresën zyrtare: gjirokastra@eurajonet.al.

  1. Prezantimi i Botimit Bazat e Qeverisjes Europiane 2026.pdf
  2. Permbajtja Bazat e Qeverisjes Europiane 2026.pdf
Leave A Comment