- November 22, 2026
- Botime dhe Kërkime
- Arjan Gjini
EUROPEAN GOVERNANCE: 15 + 15
Cikli i Leksioneve dhe Forumet e Hapura Europiane
Në këtë seksion të rubrikës Botime gjendet Katalogu Përmbledhës (15 + 15) me informacion të strukturuar dhe të dedikuar për 15 temat e Ciklit të Leksioneve dhe 15 sesionet e Forumit të Hapur Europian, i shoqëruar bashkëlidhur me 15 prezantimet në slide të përgatitura posaçërisht për studentët e Universitetit të Gjirokastrës “Eqrem Çabej” dhe pjesëmarrësit e forumeve.
Këto materiale pasqyrojnë boshtin akademik dhe praktik të botimit “Bazat e Qeverisjes Europiane – Cikël Leksionesh (Botimi i II-të, Gjirokastër, 2026)” nga Dr. Arjan Gjini, në kuadër të modulit Jean Monnet EU4EduGovRegAl (EU Education for Better Governance in the Regions of Albania), duke mbuluar evolucionin dhe institucionet e Bashkimit Europian, qeverisjen në Shqipëri, mekanizmat e kontrollit e të drejtave, si dhe rolin aktiv të qytetarit.
Komunikimi, Dukshmëria dhe Njohja e Financimit nga BE-ja: Ky material është përgatitur në kuadër të projektit EU4EduGovRegAl, një modul i programit Erasmus+ Jean Monnet (2025–2028), i zbatuar nga Universiteti i Gjirokastrës “Eqrem Çabej”. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Europian ose të Agjencisë Ekzekutive Europiane për Arsimin dhe Kulturën (EACEA). As Bashkimi Europian dhe as autoriteti financues nuk mund të mbahen përgjegjës për to.
Lista e 15 Prezantimeve Bashkëlidhur:
- Katalogu Përmbledhës: Struktura e Plotë 15 + 15 (Leksionet & Forumi i Hapur Europian)
- Tema I / OF.01: Hyrje në Bashkimin Europian (Prezantim Slide)
- Tema II / OF.02: Zhvillimi i Shtetit në Shqipëri dhe Qeverisja Sot (Prezantim Slide)
- Tema III / OF.03: Parlamenti Europian (Prezantim Slide)
- Tema IV / OF.04: Komisioni Europian (Prezantim Slide)
- Tema V / OF.05: Presidenti i Komisionit Europian (Prezantim Slide)
- Tema VI / OF.06: Gjykata e Drejtësisë e BE-së (GJEDBE) (Prezantim Slide)
- Tema VII / OF.07: Gjykata Europiane e Auditëve (GEA) (Prezantim Slide)
- Tema VIII / OF.08: Komiteti Europian i Rajoneve (CoR) (Prezantim Slide)
- Tema IX / OF.09: Banka Qendrore Europiane (BQE / ECB) (Prezantim Slide)
- Tema X / OF.10: Avokati i Popullit Europian (Ombudsman) (Prezantim Slide)
- Tema XI / OF.11: Mbikëqyrësi Europian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPS) (Prezantim Slide)
- Tema XII / OF.12: Organizatat Ndërkombëtare dhe Botërore (Prezantim Slide)
- Tema XIII / OF.13: Sistemet Zgjedhore në Europë (Prezantim Slide)
- Tema XIV / OF.14: E Drejta Europiane (Prezantim Slide)
- Tema XV / OF.15: Roli i Individit në Qeverisje dhe Politika Publike (Prezantim Slide)

Leave A Comment