• Workshop për Studentë & Mësues

    Universiteti "Eqrem Çabej", Gjirokastër Address, Gjirokaster, Albania

    Një seri trajnimesh praktike për studentë dhe mësues, me qëllim rritjen e njohurive mbi institucionet e BE-së, transparencën dhe mekanizmat e qeverisjes moderne.Përfitues: Studentë të ciklit Bachelor dhe Master, mësues të shkollave të mesme dhe universiteteve.

  • “Europa në Rajonet Shqiptare – Dialog me Qytetarët”

    Universiteti "Eqrem Çabej", Gjirokastër Address, Gjirokaster, Albania

    Një event i hapur për publikun, ku studentë, përfaqësues të pushtetit lokal dhe qytetarë diskutojnë mbi mënyrat se si vlerat europiane mund të përkthehen në përmirësim të jetës në rajonet shqiptare.Përfitues: Komuniteti lokal, studentë, organizata të shoqërisë civile.

  • Konferenca “Edukimi Europian dhe Qeverisja Rajonale në Shqipëri”

    Universiteti "Eqrem Çabej", Gjirokastër Address, Gjirokaster, Albania

    Konferencë Akademike Një konferencë ndërkombëtare me pjesëmarrjen e profesorëve, studiuesve dhe ekspertëve të rajonit. Diskutohen çështje që lidhen me politikat e BE-së, qeverisjen e mirë dhe rolin e universiteteve shqiptare në këtë proces. Përfitues: Studiues, akademikë, studentë të ciklit të dytë dhe të tretë.