- March 27, 2026
- Lajme
- Arjan Gjini
Si ndikojnë politikat e BE-së në zhvillimin e rajonit tonë?
Ky ishte fokusi i forumit të hapur akademik “Roli dhe Prioritetet e Komisionit Europian”, i zhvilluar në Universitetin “Eqrem Çabej” nga Departamenti i Administrimit Publik, në kuadër të projektit EU4EduGovRegAl (Jean Monnet / Erasmus+).
Aktiviteti u hap nga prof. asoc. Merita Isaraj dhe prof. asoc. Ilirjana Zyberi, të cilat theksuan rëndësinë e studimeve europiane në përgatitjen e profesionistëve të rinj për sfidat e integrimit.
Koordinatori i projektit, Dr. Arjan Gjini solli një analizë mbi rolin e Komisionit Europian dhe politikat kyçe, me fokus te Politika e Kohezionit dhe ndikimi i saj në zhvillimin e rajoneve, ndërsa diskutimet u shtrinë edhe te temat më aktuale të BE-së: Marrëveshja e Gjelbër, tranzicioni digjital dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
UGJ hedh kështu një tjetër hap drejt një universiteti më të hapur, më ndërkombëtar dhe më të lidhur me zhvillimet europiane.

Leave A Comment