Open Forum#EU4EduGovAL##Universiteti “Eqrem Çabej”/“https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=1725131188674207&id=100035320284422&rdid=Kdr7seDwYGiLGVQO#

12 Mar

Universiteti “Eqrem Çabej” organizoi forumin e parë të hapur në kuadër të projektit Erasmus+ Jean Monnet Module (2025–2028) me temë “Hyrje në Qeverisjen e Bashkimit Europian dhe Perspektivat e Zhvillimit të Shtetit në Shqipëri”. Projekti financohet nga Komisioni Europian përmes nismës EU4EduGovRegAL.

Forumi mblodhi studentë, studiues dhe përfaqësues të shoqërisë civile, duke krijuar një hapësirë dialogu mbi standardet e mirëqeverisjes në Bashkimin Europian dhe proceset integruese të Shqipërisë.

Aktiviteti u drejtua nga prof. asoc. Merita Isaraj, zv/rektore e Universitetit “Eqrem Çabej”, ndërsa dr. Arjan Gjini prezantoi shtyllat kryesore të qeverisjes në BE dhe rëndësinë e analizës akademike të politikave europiane.

Forumi shënon nisjen e një serie aktivitetesh në kuadër të projektit Jean Monnet Module, që synojnë të forcojnë studimet mbi Bashkimin Europian dhe dialogun akademik mbi integrimin europian.

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=1725131188674207&id=100035320284422&rdid=Kdr7seDwYGiLGVQO#

Leave A Comment